Rezervo Viziten Tani

“Klinike profesionale fizioterapie per probleme te ndryshme te pacienteve”

trajtimet

hernia diskale

Trajtim efektiv për hernien diskale në qafë dhe mesit.

Në klinikën tonë trajtojmë hernien diskale të qafës dhe mesit pa përdorimin e pajisjeve mekanike. Aplikojmë metoda të avancuara ndërkombëtare si McKenzie, DNS (Dynamic Neuromuscular Stabilization), terapi manuale, ushtrime terapeutike dhe terapi posturale. Këto qasje të personalizuara ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e funksionit dhe rikthimin në aktivitetet e përditshme me rezultate afatgjata.

skolioza

Trajtim postural i specializuar për skoliozën.

Për trajtimin e skoliozës, përdorim një kombinim të metodave më të njohura: Schroth, DNS dhe konceptin Spiraldynamik. Këto ushtrime posturale dhe respiratore ndihmojnë në përmirësimin gradual të devijimit të shtyllës kurrizore, rritjen e stabilitetit dhe forcimin e muskujve që mbështesin posturën. Programet tona janë të përshtatura për çdo moshë dhe fazë të skoliozës.

probleme nofulle

Zgjidhje natyrale për dhimbjet e nofullës, kokës dhe qafës

Ne trajtojmë me kujdes problemet që lidhen me artikulacionin temporo-mandibular (TMJ), si: deformime të nofullës, dhimbje gjatë hapjes së gojës, si dhe tension në qafë dhe kokë. Aplikojmë mobilizime manuale të nofullës, ushtrime specifike, dhe terapi për përmirësimin e posturës dhe lëvizshmërisë. Nuk përdorim pajisje mekanike – fokusi ynë është te qasjet natyrale, të provuara dhe efektive.

“Aplikimi i terapive dhe metodave me te njohura nderkombetare”

Çmimet

VIZITA

2,000L

SEANCA

3,000L

60 minuta

Këshillat tona

“Dhimbja kalon vet! Joo nuk kalon, perkeqesohet nese lihet pas dore”

Kryefizioterapiste

Treka Fizio Klejda Tani Phd- Klinike Fizioterapie

Klejda Tani PhD

Diplomuar ne Universitetin e Karlit (Charles University) ne Prage, Republika Çeke, ku ka studiuar ne te dyja ciklet “Bachelor” dhe “Master Shkencor” ne degen “Fizioterapi”. Ka perfunduar studimet Doktorale ne Fizioterapi ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore Teknike. Pas nje eksperience disa vjeçare ne Prage ajo eshte rikthyer ne Tirane per te vijuar eksperience e saj ne fushen klinike per trajtimin e pacienteve, tani me prej 15 vitesh.

fizioterapistet

Treka Fizio - Klinike Fizioterapie

MSc. Adelajda Hoxha

Studiuar ne Fizioterapi ne Universitetin e Mjekesise. Specializuar ne Terapine Manuale dhe Terapi posturale sipas metodes Dynamic Neuromuscular Stabilization

MSc. Odrih Koperaj

Studiuar per Fizioterapi ne Universiteitn e Mjekesise. Specializuar ne Terapine Manuale, Terapi posturale sipas metodes Dynamic Neuromuscualar Stabilisation dhe Terapi viscerale

Treka Fizio Ilda- Klinike Fizioterapie

BSc. Ilda Aga

Studiuar per Fizioterapi ne Universiteitn e Mjekesise. Specializuar ne Terapine Manuale, Terapi posturale sipas metodes Dynamic Neuromuscualar Stabilisation dhe Terapi viscerale

klinika 1

“Fizioterapiste me eksperience ne fusha te ndryshme te problemeve fizioterapeutike”

Na kontakto

Kujdesu per veten, shendeti eshte i rendesishem

Adresa

Rruga Nikolla Jorga,
prane gjykatës së Tiranës.

Celular

0689460692

Email Address

[email protected]

Business Hours

HENE- PREMTE: 9:00 - 20:00
SHTUNE: 9:00 - 13:00